Quantcast
Channel: poezi – Dielli | The Sun
Viewing all 31 articles
Browse latest View live

SHQIPËRIA ETNIKE

$
0
0

NGA VULLNET MATO/

Dëgjojmë të lakohet fjala “Shqipëri e Madhe”,/
epiteti keqdashës kundër dëshirës për bashkim,/
që na kanë ngjitur gojët e liga të grabitqarëve,/
nga koha kur ata shqyen trojet tona me tërbim. /
Dhe u ranë daulleve me gjëmime të frikshme, /
duke shpërthyer nga armët flakë dhe tym të zi, /
për t’i mbyllur gojën klithmës sonë të ligjshme, /
sa herë padrejtësive të mëdha u kërkuam liri./

Nuk ka dhe nuk ekziston “Shqipëria e madhe”,/
por në hapësirën e lashtë të shtrirjes ballkanike,/
mbijeton në mijëravjeçarë atdheu i shqiptarëve,/
kombi me rrënjë natyrale, Shqipëria jonë etnike. /  

Ashtu siç nuk ka në Evropë, Gjermani të madhe,/
Vietnam të madh, e Kore që kërkon rritje në Azi,/
nuk ka e s’mund të ketë pretendime territoriale, /

aty ku kombi me gjuhë dhe troje quhet Shqipëri./

Jo më kot në ndarjen kufitare, i mençuri Telini,/
hidhte mbi turma fëmijësh monedhat e argjendit,/
të vërtetonte te britmat e tyre gjuhën që flisnin,/
deri sa e vranë pabesisht, trojet të na rrëmbenin. /

Kudo ku flitet shqip dhe buka s’ka emra të tjerë,  /
nuk quhet “hleb” as “leba”as “psomi”nuk i thonë, /
ku nusen e prin flamuri që ka shqipen me dy krerë,/
gjendet përjetësisht e patjetërsuara Shqipëria jonë. /

Pavarësisht nga piramidat dhe tabelat orientuese,/
që vunë zhvatësit në trojet e të parëve të këtij vëndi, /
nuk mund t’i mohohet shqiptarit gjeneza ekzistuese,/    
aty ku bën hije mbi shkëmb, qëkur u krijua shkëmbi. / 


SOFRA POETIKE E DIELLIT

$
0
0

TOKA DO TE JETOJE!
-21 dhjetor 2012-

NGA LEK GJOKA/

 

Dikush ka frike/
Dikush ka tmerr/ Toka eshte tu ike/
Toka do jete terr/

 

Bota do permbyset/
Oqeani do zemerohet/
Jeta do te vyshket/
Dielli do te ftohet/

 

Kush e pa kete enderr/
Mos u tremb Njeri/
Jeta s’te shikon venger/

Ne kete shekull te ri/

 

Ndonje kalendari/
I mbarohen fletet/
Por ai s’eshte i pari/
Qe rren dhe vetveten/

 

Token ketu e gjeten/
Dielli eshte ai/
Vitet rrotullohen/
Ngrohet perseri/

 

Ketu do jete Jeta/
Puthja dashuria/

Do te vij dhe vdekja/
Se nderrohet breznia/

 

Do te kete termite/
Zjarre a vullkane/
Do kete dhimbje jete/
Se do vijne suname/

 

Per bota asnjehere/
Nuk permbyset ne leter/
Le te fryj sa te doje ere/
Sot a vitin tjeter/

 

Jeta do te vazhdoje/
Dhimbja , dashuria/
Toka do te jetoje/
Bashke me te Njerezia/

 

*Dhjetor 2012
Jacksonville FLorida

Sokol Demaku ne SOFREN POETIKE TE DIELLIT

$
0
0

NJË NATË/

Në plazhin e mbrëmje verore/
I dehur me verën e kuqe,/
Ledhatuar nga jeta,/
Në lojën moderne./

Ju më qendroni pranë,/
Butësisht dorën ma shtrini,/

Dhe doni të jeni engjulli im./
Dy shpirtrat e humbur,/
Që kanë gjetur njëri-tjetrin pran,/
Në shpërthim e padurim,/

Për jetën në vazhdim./

Kjo mbrëmje me freski deti,/

Që lan zhegun e ditës,/

Zhduk brengë e mall,/

E shpirtit i jep vullnetin./

Po, po është koha,/

Jeta të vazhdoj,/

Të ligën nga rruga,/

Ta largoj./

 

PAQE/
Një ditë, /

Unë pashë shumë njerëz,/

Njerëz jo të zakont,

Pashë njerëz me fytyrë të qartun,

Unë pashë kur këta njerëz,

Zemër nuk kishin,

Unë pashë kur këta njerëz,

Ishin të krisur.
Unë pashë kur këta njerëz,

Erdhën kalur,
Unë pashë kur këta njerëz,

Kundër njerzve u sulën,
Kundër njerëzve të mbetun,
Deri sa u sollën vdekjen .

Unë pashë mizori,

Në fytyra satrapi,

Se ata kishin fytyrë xhelati.

Eh,

Njerëz fytyrë qartun,

E shpirt prishur,

Zemër krisur,

Sot ke sa te duash,

Në botën e ndyrë,

Më shpirt prishur.

Te metunit kërkojnë mëshirë,

Paqën e duan shumë,

Të lodhun në shpirt,

Mallkojnë pse egzistojnë.

E duan lirinë,

Paqën ta gëzojnë,

Nuk duan zemër krisurit,

Jetën tua shaktërrojnë.
Paqë, paqë,

Në jetë kërkojnë.

 

 

PIKA SHIU

 

Re të ngrysura lëshuar mbi,

Një hije e zymtë,

Horizonti mbuluar me te.

Por qielli i kaltër,

Mbushë hapërsirën me fuqin e  tij,

Si mburojë qëndrese atje.

E ndjej ngrohtësin e pikave,

Trupi vrushkuj avulli lëshon,

E aroma joshëse shpirtin pushon.

Sa lehtë pushtojnë tokën,

Pika të shiut madhor,

E unë ndjehem krenar.

 

 

NATA

 

Në këtë natë të errët,

Që unë kërkoj ate,

Ku as gjumi pergjigje nuk ka,

Përpelitem si në ankth.

 

Kërkoj përgjigje,

Por nuk gjej,

Ato janë mbrojtje,

Në heshtjen që mbretëron.

 

Nuk gjejë arsye për,

Errësira deshmi nuk jep,

Asaj nuk mund ti zesh besë,

Se është e pamëshireshme në jetë.

 

Eh, natë mizore,

E shurdhër, e verbër,

Sa tinëzare që je,

Dua që të tëharr nga jeta që të mos je.

 

Është nata qe besë nuk ka,

Është e verbër, por sy ka,

Është më barrë,

Prandaj besë nuk ka.

 

 

KUR SHELGU I GJELBËR QAN

 

Kur shelgu i gjelbër qan,

Loti kristal rrjedhë,

E rrugëtimin e tij nuk ndal.

 

Rrjedhë ai kristal,

Me bardhësinë e tij,

Rrefen vuajtjen që man në gji.

 

Kur shelgu i gjelbër qan,

Gjethi i saj rënkon,

Vuajtjen e shpirtit tregon.

 

Një brengë në shpirt,

Brenguar në shumë anë,

Që kërkon brerimë.

 

Kur shelgu i gjelbër qan,

Brerorja shëndrit përqark,

Nga kurora e saj.

 

Nuk lejon kurornë që të fishket,

E do si lule Fistiku,

Si një vajzë te kolme.

ATDHETARIZMI I ZJARRTË I RASHIT GASHIT

$
0
0

Kosova vjen në gjuhën rumune me kristale të çmuara që sjellin më shumë dritë në shpirtin dhe jetën e njerëzve./

 Nga Patricia Lidia/

 Poezia e Rashit Gashit konstituon një shembull atdhetarizmi të zjarrtë e të pakufishëm. Kjo ndjenjë sublime shpërthen sidomos në momente pengesash, kur atdheu dhe populli i një vendi përjetojnë padrejtësitë dhe skllavërinë e huaj. Sentimenti don të thotë dashuri ndaj atdheut, ndaj vendlindjes, ndaj prindërve, heronjve, gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave të një kombi. Vargjet e poetit janë një kushtrim vetëdijësimi dhe klithje revolte kundër pushtuesit. Ato përbëjnë polemika të ashpra kundër okupatorit, por edhe shprehje të ëmbla lirike ku shpërthen entuziazmi dhe solidariteti shqiptar e ndërkombëtar ndaj intervenimit të NATO-s kundër terrorizmit serb në kohën e ish Jugosllavisë.

Poezi tjera u dedikohen fëmijërisë, brigjeve të vendlindjes, dashurive të shkuara, prindërve. Stili i poetit është direkt dhe i thjeshtë, nga zemra në zemër, herë-herë i ashpër. Sintagmat e krijuara duken të skulptuara në bazalt. Figurat stilistike janë të rralla dhe u paraprijnë mesazhit të poezive patriotike dhe humaniste. Diskursi rrëfimtar sjell dëshmi për kalvarin nëpër të cilin ka kaluar vendi i tij. Poezia e Rashit Gashit konstituon një shembull dashurie të pakufsihme për Kosovën natale. Jo për natalitet e kemi fjalën, por për vendlindjen si burim frymëzimi.

Poetika patriotike është art i kompromisit dhe mirëkuptimit. Rashit Gashi nuk është poet i parë shqiptar për të cilin kam shkruar me admirim. Pa marrë parasysh prezencën apo mungesën e metaforave, e çmoj tejmase lirikën e tij sepse shkruan me zërin e zemrës për subjekte përvëlimtare, siç janë lufta, dëshmorët e kombit, mashtrimi, tradhëtia, vëllau i vrarë etj. Në shumicën e poezive dhe vargjeve defilon bota shqiptare. Poeti shfaq shpirtin e ndjenjës së bukur dhe të brishtë të jetës njerëzore. Kështu shprehet Halil Haxhosaj nga Kosova për Ali Berishën, dhe një konsideratë  e këtillë kritike, vlen edhe për autorin e dashurisë së pakufishme ndaj vendlindjes, familjes dhe atdheut. Përmes vargjeve të tij, poeti demaskon krimet e luftës dhe shpreh respekt ndaj patriotizmit të popullit shqiptar. Është një poezi okazionale (e rastit), dedikuar disa momenteve kruciale dhe konkrete të kësaj lufte.

Një shembull përfytyrimesh të qarta na e jep edhe në poezinë Kanë mugulluar rezet e Lirisë, dedikuar Deklaratës Konstitucionale të 2 korrikut për çlirimin e Kosovës dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990. Në vargjet e saj defilon Kosova me shpirtin e saj, durimi e mençuria, aspiratat për paqë e demokraci, guri themeltar i historisë, rezet e diellit që dëbojnë retë, besën e lidhur të burrave, grave dhe fëmijëve të cilët përfaqësojnë stërnipat e Skënderbeut që militojnë për çlirimin e Atdheut. Rashit Gashin ndoshta nuk e njohin sa duhet sivëllezërit e tij, sepse nuk ka patur kohë për të botuar dhjetra vëllime vlerash reale, por neve na duket si një zë i veçantë i lirikës patriotike në Kosovë. Kosova e tij vjen në gjuhën rumune me kristale të çmuara që sjellin më shumë dritë në shpirtin dhe jetën e njerëzve.

Rashit Gashi u lind më 11 korrik 1933 në Arllat të Drenicës (Republika e Kosovës). Pas liceut kreu Fakultetin e Shkencave Natyrore (Katedra e Gjeografisë). Veproi si professor në disa lokalitete, ndërkohë duke ushtruar edhe funksionin e zëvendës/drejtorit, kurse më vonë edhe të drejtorit në Han të Elezit dhe Drenas. Vëllimet e vargjeve Rrugët e shtegtimit dhe Mall i pashuar e kanë parë dritën e botimit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (2012), ndërsa vëllimi i tij Shtigjet e mërgimit, e pa dritën e botimit edhe në gjuhën rumune (Drumurile exilului, Amanda Edit, Bukuresht, 2013). I vetëdijshëm për faktin se shqiptarët dhe rumunët kanë stërgjyshër të përbashkët, poeti e zgjodhi për rikëndim Baki Ymerin, që tashmë, në sajë të kontributeve të panumërta në këtë fushë, e kosniderojmë si ambassador i kulturës kosovare në veri të Danubit.

 

VJESHTË NË NATYRË DHE PRANVERË NË POEZI…

$
0
0

(Vëllimi “Një vjeshtë pa ty”, i Enkelejda Kondit)/

Nga: MURAT GECAJ/

1.

Ndoshta, është “përjashtimi” i vetëm , që po bëj me këto shënime modeste për vëllimin e ri me poezi, të mikes e poetes Enkelejda Kondi-Massboeuf. E them këtë gjë, pasi është hera e tretë që shkruaj për librat e saj. Ajo është me origjinë nga Gjirokastra dhe vetë ka lindur e është rritur në  rrethin e Korçës, ku banojnë prindërit e saj. Me profesion është mësuese dhe ka shërbyer disa vite në zonën e Maliqit e në Lozhan. Ndërsa edhe atë e “perfshiu” vala e emigracionit e ka disa vjet, që punon mësuese dhe jeton familjarisht, në një qytet të Francës. Megjithatë, ajo i mban të pashkëputura lidhjet me vendlindjen e Shqipërinë, ku vjen herë pas here. Kjo ka qenë arsyeja edhe e njohjes sime me të, përmes Internetit.

Pa e zgjatur, rikujtoj këtu se, pak vite më parë, Ledi më dërgoi një mesazh me dëshirën që t’ia lexoja dy vëllime të saj me poezi. Kështu, ajo m’i dërgoi ato me postë, në Tiranë dhe pastaj u shpreha me disa fjalë modeste, të cilat edhe i kam publikuar, kohë më parë.

2.

Ndërsa para pak ditësh, përsëri na dha një lajme tjetër të gëzuar, Ledi. Pra, publikoi vëllimin e ri poetik, “Një vjeshtë pa ty”, me redaktor Albert Zholin. Siç e kam theksuar edhe në shkrimet e mia të mëparshme, largësia e saj nga Atdheu, ka bërë që në vargjet poetike të jetë mjaft e ndjeshme, përcjell  emocione dhe mendime paksa të trishta. Me sa kam vërejtur, kështu veprojnë edhe poetë të tjerë, jo vetëm të rinj, por edhe të moshuar, ndër të cilët po përmendi këtu Përparim Hysin, i cili jetoi për  shumë vite në mërgim dhe tani u rikthye në Shqipëri.

Libri I Ledit është i ndarë në  katër cikle. Në të parin, është dhe vjersha, nga e cila e ka marrë titullin gjithë vëllimi poetic, që na prekë me ndjesitë, që përshkon: “Një vjeshtë pa ty, sa e trishtuar,/m’u duk një vit, një vit i gjatë./ Në stolin bosh gjethembuluar,/ka mbetur vetëm një degë e thatë…”. Me ndjenjat “ e lagështa” të kësaj stine, janë mbushur edhe poezitë pasuese: “Vjeshta” , “Shi vjeshte” , “Qiej malli” e “Pemët. Na duket edhe ne, lexuesve, se ajo do të na futet deri në palcë, por dhe na mundon heshtja e melankolia e asaj stine: “S’ dëgjohet asgjë, vetëm heshtja,/një heshtje e kthjellët si uji…”. Janë ditë të zymta, kur “Pemët krahëlakuriqe/ i ngrenë duart qiellit, nga kjo erë e fortë…”.

E ulur e vetme në bregun e detit dhe e zhytyr në mendime, poetja  shpërthen me vargjet e saj: “Unë s’jam prej këtu, por nga të tjera brigje…/ Jam guri, që kërkon rrënjët e veta”. Ajo e njëson veten me stinën e vjeshtës dhe prandaj i përshpërisin në vesh njëra-tjetrës dhe: “Një rrëkezë loti u derdh nga dashuritë e trishtuara të verës” (“Sekrete vjeshte”).

Të gjithë ëndërrojnë në këtë botë, por ndoshta më ëndrrimtarët janë poetët. Pra, e tillë na paraqitet Ledi, në ciklin e dytë të këtij libri, “Ëndërrime”. Në këtë botë vetmie, ajo shkruan: “është vonë,/por sonte paskam dëshirë të shkruaj,/si kalë i bardhë të humbi kujtimesh” dhe më tej: “Sonte qenkam fëmija, që shëtitë pyjeve të kujtesës” (“Vonë”). Si një ëndërr e bukur, që është bërë realitet, i shfaqet djali i saj, i cili rritet dita-ditës dhe ia mbushë shpirtin me mirësi: “U rrite, biri im, u bëre burrë!/Vitet ikin/ dhe unë s’i vura re”. Puthja e mamit për të birit iku larg, si “e turpëruar”  dhe “u ndal në degën e një ëndrre” (“Djalit tim”).

Poetja shkruan me dhimbje për ditët, që kanë ikur dhe nuk kthehen kurrë më, të cilat i shkaktojnë vuajtje në shpirt. Prandaj shkruan: “Bie shi sot,/ shi lotësh nga qiej të zbehtë./ Ndiej dimër në shpirt, në këtë pranverë të vonuar…” (“Me dhimbje”). Bile edhe kur shkruan për bukurinë, poetja  trishtohet, se ajo e ka ndërruar fomën e saj: “E panë dhe thanë, se bukuria ishte venitur…”! Me  gjithë këtë “pesimizëm” e trishtim, poetja gjen forca ripërtëritjeje, përmes një rrezeje drite dhe thotë: “Kokën do ta vë në gjoksin tënd të çlodhem,/ faqen dhe mirësinë aty do të gjëj” (“Do të vij”).

Në ciklin “Mall”, që është vazhdim i natyrshëm i mendimeve dhe ndjenjave, që poetja ka shprehur më parë, përsëri na e paraqet veten pranë detit. E kam vërejtur se Ledi përherë gjen prehje, qetësi e ngushëllim shpirtëror, kur ndodhet e shkruan buzë detit. Ndoshta, kështu, mendimet i përkunden asaj si valët e shkumbëzuara dhe shushurima e ujit të kripur. Duke e  barazuar veten me dallgët e detit, shkruan: “Ashtu edhe malli im me tallaze,/si dallgët turret, në gji të mbledhë”.

Gjithashtu, për mallin e së shkuarës dhe të tanishmes, ajo shkruan te poezitë “Kujtimet” dhe “Pranë e larg”. Për ndjenjat njerëzore të dashurisë, por dhe trishtimin e përjetuar prej saj, shprehet në poezitë vijuese, “Puthmë” e “Pa njëri-tjetrin” ose “Kurrë nuk e kuptova, kur çelin mimozat” e “Parfum dashurie”: “E shkon një ditë e shkon një jetë,/ digjem në mall e thahem në lotë!…”.

Një motiv i bukur i kësaj poeteje është malli e dashuria për Atdheun, të cilat i ka shprehur me vargje plot emocione. Se kjo ndjenjëe bukur  është mbi të gjitha të tjerat dhe asnjëherë nuk e lejon emigrantin të qetësohet, sado mirë të jetojë. Këtë gjë e gjejmë të pasqyruar edhe te poezitë “Atdhe” e “Po kthehem”. Ja, se si e shprehë ajo trishtimin e dhimbjen e ndarjes: “Atdhe, t’i ktheva krahët,/dhe mora rrugën e gjatë!…”. Ndërsa rikthimin e përjeton me gjoksin e mbushur plot gëzim: “Po kthehem në Atdhe,/ po vij të ngrohi shpirtin e të qetësoj mallin…”. E njëjta gjë na jepet edhe përmes vargjeve, kur ajo fluturon me avion mbi re, duke e ditur se kthimet janë “të përkohshme”: ”Drejt teje, përjetësi, Atdheu im”. I duket se, për këtë gjendje të saj, “fajin” ia kanë aeroportet, për të cilat thotë: “Aeroportet më ngjajnë me /buzëqeshjet, që thyhen si kristali…/Mall botësh të brishta,/pranë dhe larg”.

Në ciklin e fundit, “Pa adresë”, janë 20 poezi të shkurtëra. Poeten Ledi Kondi e kemi aty, si në të gjitha krijimet e saj: pak të bishtë, melankolike, me mendime të heshtura dhe me kokën e kthyer pas. Prandaj, e dëshpëruar, ajo na drejtohet me çiltërsi e sinqedritet: “Përkohësisht, mos më kërkoni…po shkoj/ pak larg, ku zemra ime të gjejë qetësi”. E ndodhur në vetminë e saj, kur “dashuria ka ftoftë”,  ajo kujton të shkuarën, si një lodër fëmijësh: “Atëherë, kush ndjeu më shumë mall,/nga kjo heshtje-largësi:/ unë apo ti?” Plot meditime dhe mendime në vetëvete janë disa poezi tjera të këtij cikli, si: ‘Robëria”, “Dimër”, “Ikën apo vjen”,’Po bie” ose “Premtimi”, “Janari” etj.

Vëllimi mbyllet me poezinë kushtuar dhimbjes së përhershme për ndarjen nga Atdheu, kur veten e ndien vazhdimisht të huaj”: “Aty dhe këtu,/me dy tokë, pa tokë,/me dy atdhe, pa atdhe,/ndër kohera, ndër vite!…”.

..Është lajm interesant ai, që na dha këto ditë Ledi, përmes Internetit: “Të dashur miq, përsëri kam kënaqesinë t’u njoftoj se libri im më i ri, “Një vjeshtë pa ty”, u botua në trajtë elektronike, nga z.Albatros Rexha, në Prishtinë…Jam e nderuar, që

botuesi përzgjodhi edhe librin tim. Faleminderit, Albatrosit!”

E urojmë nga zemra Enkelejda Kondin për këtë libër të ri dhe jemi të  bindur e shpresojmë, që me shpërthimet e vrullshme,  frymëzimet poetike dhe ndjenjat e pasura të saj, do të na dhurojë libra të tjerë edhe më të bukur!

Tiranë, 10 prill 2013

MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH

$
0
0

ELIDA BUÇPAPAJNE SOFREN POETIKE TE DIELLIT/

 Mos më dil më përpara sysh/
në rrugën time/
virtuale/
apo/
reale/
sepse/
janë ca faza/
kur njeriu/
bëhet si sfungjeri i ngopur/
dhe nuk e toleron më/
pafytyrësinë/

 

dhe pas kësaj
prit furtunë
jo furtunë në gotë
por furtunë
si shuplakë në fytyrë
me 200 kilometra në orë
furtunë që të merr
me vete
si rreckë
ashtu si je
fëlliqësirë

 

sepse gota
është mbushur
dhe ka kohë që derdhet lumë
e lumi tash është bërë det

 

mos më dil më përpara sysh
tani prit
vetëm
tolerancë zero
prej pafytyrësisë tënde
verdhacuke
nga overdoza
e ligësisë

 

tani mos prit
që t’i ngre kështjellë durimit
duke ulëritur me zorrët e barkut
e po lëre, varja
kaloje edhe kësaj here
bëj sikur nuk e vë re
ki mëshirë për mjerimin shiko sa për të qarë hallin është
bërë shkretia
sa nuk i hyn në sy asgjë
dhe shpirtin e ka të boshatisur
si kuti cironkash
në kazanin e mbetjeve
urbane

 

mos më dil më përpara sysh
ta them në emrin tim
e në emrin e të shumtëve
që i ke gërdisur
dhe kur u del
përpara
gjëja e parë mbyllin sytë
sa të kesh thyer qafën
gjëja e dytë
mbajnë frymën
që të mos i ndotësh
ajrin
me pisllëkun tënd
fytyrë miu

 

gjëja e tretë
nuk të durojnë më
s’ka më kurtuazi
hipokrite
mirësjellje
bajate
sensi i masës
është tejkaluar
durimi
është bërë kryengritës

 

tani prit atë që i ke gatuar vetes
në guzhinën e pisllëkut
të të derdhet mbi ty
e ti gjej vrimë ku të futesh…
vrimë miu
ashtu sa një grimë
që nuk të sheh
dot asnjë shpirt njeriu

 

shko në fundin e botës
shko në djall
shko në theqafje
në fund të fundit
shko ku të duash
veç mos më dil më përpara sysh

 

PLANETI KOMB-Sofra Poetike e Diellit

$
0
0

Poezi nga IDAJET JAHAJ, Vlorë/

 

MBIJETESE/

 

E shtypën shekujt, po s’u shua,/

E tkurrën kohrat, po s’u dha;/

I shkuan flakët, s’u shkrumbua,/

I fruy murlani, po s’u tha./

Në dimrat mijëravjeçarë/

Në palcën e thellë e ruajti farë,/

E si feniks i vërtet’

Bulëzoi nga palca e vet.

 

Komb-feniks i vërtetë

Që vetveten rilindi

Çdo pesëqind vjet…

 

 

KOHET E KOMBIT TIM

 

Si i ndau kështu

kohët e kombit tim

natyra mëmë –

kështu si?

 

Të shkuara në varg

pambarim

si sumbullat

në tepsi.

 

Më të shumtat – të zeza,

si dënesa

por me jetë –

shkurtësi.

 

Të bardhat – të pakta,

si urata,

po me pa –

vdekësi…

 

 

VITI QEN

 

1913-ta-qen!

Kafshoi kombin në mes.

Ndau:

gjysmën e dheut,

gjysmën e gjuhës,

gjysmën e gjakut,

gjysmën e qiellit.

 

Prej njëqind vjetësh –

borë urrejtjeje,

stuhi vullkanesh,

stinë tërmetesh;

 

Gjaku pikoi

nga thelbi i zemrës,

Loti pikoi

nga syri i diellit,

por, më në fund,

shpresa ndriti

në kupë të qiellit

e u ul

si diell i urtë

në sofrën e BASHKIMIT.

 

 

 

“KODRA E DIELLIT”

(Toponim, Kosovë)

 

Dielli aty

s’ perëndoi

e s’perëndon

kurrë.

 

Që tej –

në Pellazgji –

hijeshon

si burrë…

 

 

Ç’TË THEMI MË PËR SKËNDERBEUN?

 

Me shpatë cacu qiejt

e shkroi: ARBERI!

 

Pastaj shpatën e nguli

në dheun e ylltë

e gjëmoi:

- Mbillini ulli,

mbillini ulli,

mbillini ulli!

 

E gjëmimi jehoi

shpateve të shekujve,

në përjetësi.

 

 

 

MALI I SKËNDERBEUT

 

Nuk mjaftoi një varr

për emrin e tij,

u desh edhe një mal

për të rënduar

në përjetësi.

 

 

ISMAIL QEMALI

 

Ai erdhi në një çast

udhëkryq të kombit,

të qenies,

e të mosqenies

së tij.

 

Perëndia

me dorën e tij

në dritë të flamurit

i dha rrotullimin e përjetshëm

planetit SHQIPËRI.

 

 

PLANETI KOMB

 

Pati edhe kombe,

të mëdhenj, të mëdhenj,

plot diell e kaltërsi.

 

Dhëmbi i peshkut të madh

i cacu më dy!

 

Pati edhe një komb

të vooogël, të vogël,

plot rreze, yjësi,

në një pikëz të planetit,

si zemër e tij,

thërrime, qiri,

dritë, pellazgji.

 

E ndanë më katërsh,

e ndanë më tri!

 

Kaq gjak,

kaq gjak

të ëmbël

paske pasur

SHQIPËRI?!…

 

 

GONXHJA HYJNORE

- Nënë Terezës -

 

Fytyra – plot rrudha –

bukë hyjnore,

 

Flakë Jezusi,

Globi në shami.

 

Kurrizi-kërrusur

mbi shpirtësi,

 

Planetin e leu

me mirësi;

Dhe i thoshin GONXHE,

Dhe i thoshin BOJAXHI!

 

Dhe i thoshin GONXHE,

e lokes Shqipëri.

 

 

AKOMA, AKOMA

Ç’TI JAPESH BOTES?

 

I dhe botës,

Strategun e lashtësisë – Pirron,

Mburojën e Krishtërimit – Skënderbeun,

Mësuesin e Kopernikut – Tomeun.

 

… Shekspirianin tronditës – Moisiun,

Genin rrezatues – Migjenin,

Cilindrin e artë të mendjes – Çabejn,

Klasikun e gjallë – Kadarenë…

 

Akoma, akoma,

kombi im i vogël,

ç’ti japësh botës

si dritë, rreze?

 

Ah, po

edhe NËNËN e saj –

TEREZËN,

 

 

HYJNORE

Java ka shtatë ditë,

Ylberi ka shtatë ngjyra,

Pentagrami ka shtatë nota,

Bota ka shtatë mrekulli,

Arusha e madhe ka shtatë yje,

Arusha e vogël ka shtatë yje,

 

Shqipja ka shtatë zanore –

SHTATA – hyjnore.

 

 

ISMAIL KADARESË

 

Hamall i madh i halleve të Kombit,

Lavdi i jep e merr prej tij lavdi;

Dritë pikon art’ i tij nëpër mote

E si drita nëpër botë përhapet fjal’ e Tij.

 

Eskilët rrallë kanë ardhur në këtë botë

e kometat në qiell janë dukur gjithashtu,

Vepr’ e Ismailit këtë mesazh na thotë

për kombin e tokën që e lindi këtu.

 

Ky Eskil modern kudo ku shkoi e vete,

si Eskili i moçëm

Atdheun bart me vete.

 

 

 

ALITERACION YJESH

 

“Migjeni –

më gjeni

një tjetër fëmijë –

Mbigjenì –

si ky.

 

“Kadare, -

ka … darë e ar,

radar…

me fluturat fjali

e avionët-fjalë…

 

“Dritëro Agolli –

Dritë…

dhe “agoi”

dhe

“diellin” e mbolli”,

e që kurrë s’perëndon.

 

“Naimi” –

është yti,

është imi

i shqipes agimi,

i tokës gëzimi,

ndrudhëzë dielli

prej qielli.

 

“Nënë TEREZA” –

- ëndë

dhe rreze

e planetit -

beze…

 

LIMFA QË USHQEN POEZINË E FELEK BLETËS, MBUSHUR ME HOJE MJALTI SI KRISTALI

$
0
0

nga  Albert HABAZAJ, studiues/*

Duke e ndjekur nga afër, me interesim dhe respekt, poezinë e autorit Felek Bleta, vërej se ajo ecën në shtratin origjinal të burimit nga nisi gurgullimën, të cilën unë dëgjoj me ëndje. Jo vetëm në kuptimin sasior, me botimin e disa vëllimeve poetikë, por sidomos në rrafshin cilësor, patjetër mbi përvojën e fituar gjatë trajnimeve intuitive natyrale, me këngën mbushur me furtunë, me lule e me  mjalt të vendlindjes, përgjatë shekujve, poeti i Vërmikut i paraqitet lexuesit të sotëm dhe dashamirëve të kënëgës me vëllimin e freskët “Rrugëtim”. Limfa që ushqen poezinë e Felek Bletës është kënga popullore, epika dhe lirika e traditës së hershme folklorike të Vërmikut, krijuar dhe interpretuar nga të parët e atyre banorëve të mirë, trima, bujarë, të diturisë dhe të besës,që nxorrën emra të lartë, si Hamit  Çela Lumi, Avdurrahman Ali Çiraku, të tjerë para tyre e të tjerë pas atyre burrave, që bënë histori, jo vetëm për Vermikun, Kurveleshin e Poshtëm, Labërinë e Vlorën, por morën përmasa kombëtare. Limfa që ushqeu poezinë e Felek Bletës është kënga, që lindi nga gurra popullore e Vermikut, ku piu xha Agua e Veiz Bleta e pararendësit e tij dhe sidomos tekstet dhe meloditë që mësoi, krijoi, interpretoi dhe ruajti mësuesi i përkushtuar Serri Tushe, mbështetur në vargun tradicional, me rimë të puthur AA, apo vargjet e alternuara ABAB. Ai ia la stafetën Felekut, i cili e pasuroi më tej, i dha ritëm, i dha fytyrën e kohës, ruajti traditën, dhe mbi atë shtrat ngriti me elengancë poezinë e jetës së Vermikut dhe banorëve të tij, në një kuotë të bukur, që nuk ishte arritur më parë. Një meritë e veçantë e Felekut është, se në kushte shumë më të papërshtatshme, se të parët e tij kulturorë, e ruajti këngën tradicionale. Kur u prishën shumë vlera, ku patjetër as folklori s’ mund të bënte përjashtim, ai mblodhi djemtë me shpirt artisti dhe zemër atdhetare të Vërmikut të tij, krijoi me sakrifica një grup lab shumë simpatik dhe të dashuruar pas këngës së të parëve të tyre, u bëri tekstet, si lule nderimi për historinë, gjeografinë , për lumin e jetës së fshatit të tij dhe më shumë dhe e mban gjallë dhe sot e kësaj dite fisnikërisht në respekt të vlerave më të mira shpirtërore, trashëguar nga banorët e kësaj treve në kohëra. Më vjen mirë, që evidentoj, se mbi shtratin e traditës së këngës së madhe të Kujtim Micit, Hamdi Pulos, Lefter Çipës, Llambro Hysit, të Feti Brahimit, Muhamet Tartarit, Pelivan Bajramit, Nexhip Serës etj., të cilët ecën në udhën e brezit të  Qazim Ademit, Xhebro Gjikës, Mato Hasanit e xha Selimit me shokë, po ngrihet e ravijëzohet një grup i ri krijuesish popullorë të talentuar si Kristo Çipa, Nertesi Asllani e Felek Bleta, që i japin zjarr e furtunë, këngës magjike labe.

Po bëj një copëz udhë nëpër vjershëzat e Felek Bletës: Vjersha e parë “Liria”, tepër lakonike, vetëm me 6 vargje, AA,BB, CC, në tetërrokshin tradicional, ku krahas porosisë morale, si ata pleqtë e moçëm për vlerën e lirisë, autori na tërheq me një ndjenjë të kënduar nga ai, ku lirinë e krahason me “një nuse delikate/ plot xhelozi e inate”. “Sparta e ditëve tona” – një poezi e këngëzuar (në fakt, pothuaj, tërë vjerëshërimi i F. Bletës është poezi e këngëzuar, relativisht e gjatë, pak jashtë natyrës këngëtore, por ndërkohë, e merituar për Vlorën. Këtë poezi, Feleku e krijoi për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare dhe e këndoi me grupin e tij, te Sheshi i Flamurit, që priti 1 milionë shqiptarë. Kënga është e mbushur me lëng të kulluar jetësor dhe me sherbet figurativ, që e bën shumë të shijshëm shpirtërisht tekstin, ku del në pah dhe ndjenja kombëtare e Bletës, nëpërmjet kësaj lirike patriotike, me vargun AABB. “Djepi”, vetëm në 4 vargje na jep një impuls më të gjerë gjeomjedisor për gadishullin tonë të lashtë të Ballkanit. “Në Përmet”, me varg të alternuar ABAB,  më tepër tingëllon si poezi se sa si këngë, ku autori shfaq në vargje shqetësimin qytetar për rrënimet vandaleske ndaj vlerave kulturore kombëtare të banditëve zuzarë. Me “Trojën”, Bleta na jep reflekse drite për këtë qytetërim mesdhetar magjik, që sot është shuar.“Nga ësht’ ky burrë emërdëgjuar/ që kaq mister e mban,/ që flet një gjuhë të pakuptuar/ kur lutet e kur shan?!”.Napoleoni”- e nisur me një  strofë, me varg të alternuar ABAB, 9 rroksh me 6 rroksh, e ndërtuar në trajtën e një pyetjeje retorike, është një nga vjershat më të këndshme që kam lexuar, ku përzihet ndjesia emocionale e poetit lab: (e pret me ndere e peshqeshe) me bulëzimet e urtësisë dhe filozofisë popullore: “se njerëz lindin përditë, por fenomenet rrallë”. Një legjendë epike , që lundron në krahët e imagjinatës romantike të Bletës, më rrëmbeu si një ëndërr e bukur, për këndvështrimin fisnik të autorit, i cili, dukshëm, vërehet që e simpatizon Napoleonin e Madh, prandaj, si duket, i ka kushtuar një poemth apo vjershë të gjatë, mbushur me adhurim, me dëshira, me një gjuhë të rrjedhshme e të tejdukshme. Ky  Napoleon, që na paraqet Felek Bleta, është shumë i adhurueshëm, edhe për ne, për shqiptarët, që kanë pirë qumësht nga mbesa e ilireshës. Hamendëson poetikisht autori, që Napoleoni, ndoshta, se e thërriste gjaku i të parëve, “Një kontinent nga gjumi zgjoi/ Një kontinent tronditi”. Vjersha “Napoleoni” më shijon, sikur të ketë dalë nga “Tregimet e Moçme Shqiptare”në vargje. Si ato thesaret e rralla të shpirtit  e të kujtesës së popullit tonë, që na ka dhuruar Kryemjeshtri Kuteli! Aq shumë më pëlqen. Lexojeni, se sinqerisht, do të jeni dakort me mua dhe do të kënaqeni me musht arti e krenarie. Është e çuditshme se, në Labëri, në Vërmik, në Tërbaç, në Vranisht, në Dukat, në Pilur, në Himarë, gjithandej në Shqipëri, ka shumë djem e burra me emrin Napoleon. Te “Memiu” kemi fllad dashurie për vendlindjen, për gurin e babës dhe të nënës, e cila plotësohet me lirikën patriotike “Gjyshi arbëror”, me “Pirron e Epirit”, që vjen si histori e heroit të madhërishëm në vargje, me legjendën “Toskë e Molosë”. “Për  Eqerem Canaj”, dallon për përkushtimin respektor ndaj mësuesit, në trajtën e një jetëshkrimi artistik për shkrimtarin E. Canaj, me varg të lëshuar lëndinave të kaltra të frymëzimit. “ Plaku babaxhan”,  vjen më tepër si rikrijim nga një rrëfenjë me 6 rroksh, që  bredh nëpër livadh dhe ka zënë një arë, ku këput ca gjethe satirike, kritike, realiste për gjendjen sociale të Vlorës, duke dhënë  dhe mesazhe për respekt reciprok, mbi bazën e kontributeve, në kontekst. As këtu nuk del dot nga natyra e tij romantike dhe idealiste Felek Bleta, qytetar i kohës dhe këngëtar i traditës. “Nëpër orbita”, autori, si bleta nëpër lule mbledh nektar e polen respekti në vargje për mikun e tij Gëzim Hoxha. “Matogjini”, i lë mbresa autorit, sepse mbi atë traditë të shkëlqyer labe, ushqeu Shevqet Musarajn, sepse në atë gurrë të krahinëzës së Mesaplikut dolën kristalet e Perlat Hasanit, Dasho Matodashajt, Dane Hoxhës, Agim Rukës, Bardhyl Shehut, Bekim Pipës, e më të rinjve, sepse nga ballkoni i Matogjinit “Mirëmëgjez të thotë drita,/ mirëmëngjez gurrat e këngës”. Më tej vjen një lirikë të thjeshtë e të dhembshur. Unë e dija stërrall Vëmiku Felek Kapedanin, por, në vjershën“xha Sulos”, e pashë që iu njom syri e i dhembi shipirti, kur i iku miku i tij fisnik, Sulejman Murati nga Velça. “Ëndrra dhe kujtime”, një këngë malli, e mbushur me romantikën, sa të zjarrtë, aq të kristaltë, që na bën të gjithëve, ne, labëve të Lumit të Vlorës, ta kthejmë fytyrën nga vendlindja, ta duam më shumë atë, konkretisht të bëjmë për Nënën Labëri. “Mesapliku”, është në shtratin e vetë të poezisë së këngëzuar, me varg të dyzuar, 8 rroksh të shtrirë në 16 rroksh; noton në lumin poetik atdhetar të Shefqet Peçit, por me stilin e Felek Bletës. “Gjeniu kryegjeni”. Edhe këtu, Bleta ndihet i sigurtë në fushën e tij. Lirika patriotike e autorit krijon marrëdhënie natyrale me epikën legjendare dhe epikën historike. Me stilin e tij të dallueshëm, bukur, por pa bujë ai i drejtohet strategut të kohërave, Aleksandrit të Madh, profili madhështor i të cilit, “me një shpat’ e mbi një kal, / mbi tre kontinente rri”. Poezia “Nderi i Kombit” është një këngë, që rrjedh e kulluar, sipas traditës labe. I kushtohet labit tonë, shqiptarit të madh Zenel Gjoleka, bëmat e të cilit gjëmuan deri në Mal të Zi e na bëjnë, edhe ne, stërnipërve të tij, të jemi ballëlartë, të ndihemi krenarë dhe të bëjmë detyrën ndaj Shqipërisë, si ai, në kushtet e sotme. Ngjarjet, personazhet dhe datat historike janë të preferuara për muzën e poezisë popullore, që lëvron thjesht e bukur poeti nga Vermiku, Felek Bleta. “Lidhja e Prizrenit” është një lule mirënjohjeje për atë Kuvend Burrash të Kombit, sipas Shembullit të Madh të Gjergjit. Ai Kuvend i Burrave të vendit të Shqipes, “shkundi…botën me mbretër e lugetër”. “Gjithnjë të respektuar”, është një vizatim nostalgjik, që natyrisht vjen si pasqyrim artistik i realitetit të sotëm dhe konturohet si poezi sociale. “Për ca miq bolenas”. E kthjellët si vesa, vjen kënga me ligjërime e F. Bletës për miqtë e tij të këngës e të penës, me nota lirike, historike dhe atdhetare. I ka gdhendur me sinqeritet e me ndjenjë portretet e Isuf Bushit, Ruzhdi Bajramit, Nertesi Asllanit, Kujtim Lilës, Faslli Koçiut e bujarit Gjolek Bushi. “Dy vërmikas të dëgjuar” është një poezi, që na jep përshtypjen, sikur përjetojmë çaste nën tingujt e një marshi epik. Normalisht, këtë ritëm të theksuar, autori e motivon, se u këndon dy emrave të dëgjuar, jo vetëm për Vërmikun, por për Vlorën e Labërinë, siç janë Hasan Bleta dhe Avdurrahmën Çiraku. “Homazh”. Është një poezi e trajtës universale, se dhe poeti, si thërrmijëz e së tërës njerëzore, e shpreh keqardhjen e tij për të ikurit para kohe nga kjo jetë, duke nxjerrë në pah edhe një vlerë të brendshme, që ai bart, siç është ndjenja e altruizmit, gjë që vërehet te shumë poezi të autorit. Mjafton të përmendim disa, si vjershën e dhembshur “O djal’ i burrëruar”, kushtuar Andon Tushit, që u largua nga jeta në moshën 50 vjeçare apo  mallëngjimin për Edison Bletën e shkretë në vjershën “Gjysmë udha”, që më sjell ndërmend lartësinë e teksteve dhe vijës melodike të bilbilit të Bolenës, Nertesi Asllani, por në rastin e Felekut, hidhërimi merr përmasa të lëngshme e të nxehta emocionesh, që vetëm njeriu i fortë i përballon, siç i ka hije dhimbja burrit. Ka dhe vlera estetike dhe etike vjershërimi i Bletës, se ai merr pjesë në dhembjen e të tjerëve e do t’ua  lehtësojë sadopak hidhërimin, duke lëmuar, sipas tradiitës së të parëve fjalën e zgjedhur. Nuk thotë: “vdiqe 50 vjeç” autori, por loton me penë: “ike në mes ditëve të tua, në gjysmën e jetës” Bukur. Edhe vdekja i duhet njeriut, se e provon peshën specifike të tij, si karakter, si burrë, si njeri. Kujtimi, te vjersha “Rritu flutur”, kushtuar Xhevahir Bletës, që la pas bijën e tij të vogël, merr  një dritërim të veçantë përmes notave liriko – elegjiake. Si ustai, që zgjedh gurët e i vë në mur, edhe poeti i Vermikut i zgjedh e i vë fjalët atje ku duhen e ashtu si duhen. Në fakt, fjalët i dalin vetë nga thellësia e shpirtit, nuk i zgjedh ai, burojnë ato për të na  dhënë, sipas mendimit tim, një nga këngët e përvajshme më të spikatura e me mesazhe për jetën. Dhe ja ku shpaloset një faqe tjetër e natyrës së Felekut te vjersha “Në udhët e jetës”. Autori është në botën e tij të bukur të vendlindjes, se me biblila kënge e bujarë të  jetës atdhetare – kulturore, si Dushan Xhuveli, me Josifin, Zonjën e dy Viktorët, Albanin, Fredin e Ysniun, Krenarin, Laton e Kreshnikun, Merkon, Adhurimin e xha Veizin, Julin e Pajtimin, me Sokolë e asaj Babice të re , banuar nga Vërmikas, Felek Bleta ka kapur qiejt, është kaq i lumtur e i malluar, sa vetëm me këngë shpërthen, se, duke kënduar këngën e të parëve, shoqëruesen e pandarë të jetës së malësorit lab, në gëzime e në halle, poeti merr “mjalt nga ato lule/ dritë nga ai diell” e na i jep ne. Te “Meteorët”, me një sfrofë me katër vargje të lira, e  zgjeron gjeografinë e këndvështrimit poetik deri në Urale. Tek gjykimi empirik, që i bën fenomenit, qëndron e veçanta intiutive, që jepet për t’i vënë kapak muhabetit “alla labçe”… Bardhosh Gaçes i kushton një poezi të bukur, me ndjenjë dhe të thjeshtë, siç është vetë Mjeshtri i Madh dhe, ajo që na ngelet në mendje, është, se autori, e vlerëson profesorin për urat e mermerit, që i ngre Labërisë me histori, jo vetëm në kuptimin metaforik, si dhe për faktin, që autori evidenton se, Profesorit të Urtë, i falen amatorë dhe profesorë. “Këta barinj Labërie”është titull mëse i thjeshtë i një poezie, por që nuk i bëj asnjë koment, se më kënaq trajtimi në vargje, që i bën Feleku traditave, dokeve, mënyrës së jetesës, në tërësi anëve më të mira të jetës tradicionale të trevës etnografike të Labërisë. Shkurt, me këtë vjershë labërishte të Lekut, ndihem mirë, se shijoj, si lezet me kripë një thelë të pjekur poetike nga etnografia e Labërisë tonë të dashur. Motivet kosovare e pasurojnë  më tej poetikën atdhetare të autorit, jo thjesht, se e pa me sy Mitrovicën shqiptare. Palca poetike e Felekut feks që është kombëtare, jo vetëm se i këndon, si Kurvekeshit, Himarës e Labërisë, po aq me zjarr, si ai, dhe Çamërisë e Zagorisë. Historia në vargje rrjedh me këngët për Halim Xhelon, Hodo Nivicën, Hamit Lumin, Gjokekën, Karafil Bletën, Ali Pashë Tepelenën, Biblilenjtë, deri dhe Justinianit të Parë e Marko Boçarit , si dhe të parës dhe të fundit, Nënës Labe. Një puhizë e freskën vjen edhe nga disa lastarë të brishtë me disa gazmore, fabula, skicime poetike për tema të ditës etj., të cilat  kërkojnë ujitje, prashitje, krasitje, gjithë shërbimet e duhura, që të rriten të shëndetshme e të qëndrueshme në një vëllim tjetër poetik  të autorit Felek Bleta.

*(Parathënie e librit “RRUGËTIM” e autorit F. Bleta)

Vlorë, 19. 07. 2013

 

Nga  Felek BLETA

Hirshëm…

 

Ja dedikoj Albert Habazit

 

Rrudh’ e ballit pleqërishte

Dhe pse herët, ka lezet,

Tek një vatër labërishte

U rrit hirshëm një poet.

Kjo vatër emërdëgjuar

Me zjarrin që s’ka të shuar…

 

Të gjithë jemi për të ikur

Nga kjo botë në atë botë,

Ti nuk shkon duke zvarritur

Por me hapin tënd të fortë.

S’e qas drita errësirën

As e keqja do të mirën…


DUKE PERKUJTUAR ZEF P. MIRAKAJ ME NJE POEZI TE TIJ

$
0
0

Zef P Mirakaj nderroi jete me 27 gusht. Ne kujtim po publikojme poezine qe ai pat shkruar per Kosoven. Poezia “KOSOVES” eshte e shpalosur n’frymezime “Ideale” ne Atdhetari! E shkruejtun me nje dashni t’pastert dhe plot me zell nga Zef P. Mirakaj. Eshte Poezi e forte, origjinale dhe e pa shoqe ne shtjellim te vargut te saje poetik; te cilat jane te rrjedhshem ne Poezi dhe me n’dricime  ngjyrash te argjenta, per rizgjim te Dardanise; me se fundmi, “Kosoves” per LIRI-ne e shume pritun !…./

Gete: “Nuk mund te jesh i drejte, ne qofte se nuk je njerezor”/

KOSOVËS /

ZEF P. MIRAKAJ/

Shumë gjatë, nji shekull, t’munduen

Ty Kosov Dardane!

Europa t’linçuen;

Të bânë kurbane

Kur çuditnisht n’vendim mrrîn:

“…Për hir t’Europës stabilitet

Po sakrifikoj Shqipnín…”!

Por, shih si rrota e historís vërtitet:

Vendimi që Kosovën shkjaut t’ia lâj,

I u kthye në distabilizim të saj.

“shìftari” të quejti,

Ty, shkjau barbar,

Pse n’êmën Tând me t’thirrë nuk mujti;

E dridhte êmni Shqiptar.

Shpresën ndër dhambë shtërngove,

E krahët e zêmrave t’lëndueme

Drejt saj i zgjatove,

Që nji ditë vedin m’e pa t’lumnueme.

Besove, Ti, se n’djepa

Që Nânat Kosovare përkundshin,

Vigaj si n’t’kaluemet epoka

Prej tyne do t’dilshin.

……

Qeshu, e shtrêjta Motër.

T’ka ardhë dita me u gëzue.

Djepat Tu rritën n’at’ votër

Burra që t’bânë me u krenue;

Rritën Boletina, Prishtina, Rugov’,

Polluzha e Perllesha,

Dhe me mija Adem Jashár’,

Që Ty, Motër Kosov’

Me të pshtue prej shkjaut barbar.

Erdh’ dita, Europa për her të par

Prandoi se n’Kosov s’jetojnë “shìftari”

Por nji popull trim, autokton Shqiptar,

E krah T’u bâ me u nda nga barbari.

Eh Kosov! Shkundu pluhnit që t’pat mblue.

Hîn n’vallen që Ora Arbnore âsht tue i prî,

E mbas saj, Amerika dhe Europa rreshtue,

Si n’valle t’Zânave tue i shkue përbrî.

Teri lotët që kurrë s’t’U thanë.

Forcoi zêmrat që shumë t’U vranë.

Mbas nji shekulli n’robni nën shkjé,

Sot po m’duket s’dyti ke lé.

Për hajr t’kjoftë, KOSOV, LIRIA.

Sot, shênd e ver’ âsht krejt SHQIPTARIA.

New York, 17 shkurt, 2008

NE SOFREN E DIELLIT-ZYBA HYSA

$
0
0

VETVETEN NDËRTO…/

ZYBA HYSA/

Shqiptar i Greqisë,/

Shqiptar i Serbisë,/

Shqiptar i Malit të Zi,/

Shqiptar i Maqedonisë/

Oi, oi, oiiiiiiiiiiiiiii…/

I raftë zjarri kohës,/

Tash dhe një shqiptar i ri:/

Shqiptar i Kosovës!/

 

Shkojmë dhe përtej:

Shqiptarët e Amerikës,

Shqiptarët e Evropës,

Shqiptarët e Azisë…

Shqiptar të gjithë botës,

Po, pse qenka kaq vështirë,

Të bëhemi bashkë,

Të thirremi,

Me emrin tonë të lashtë??

Po, pse dëshirën na e mohojnë,

Kur për vete të drejtat i kërkojnë??

Çfarë duan nga ne?

Punë?

Në gjithë botën, djersa shqiptare,

Pihet si verë e ne pimë vrerë!

Çfarë duan nga ne?

Mençuri?

Dritën shqiptare për sytë e tyre e kanë marrë,

E pse na quajnë “barbarë”…

Çfarë duan nga ne?

Gjak?

Jo, jo… aspak!

Një pikë gjak shqiptari,

Me fanatizëm do ta ruajmë,

Toka u ngop,

Hasmi vampir,

Piu sa deshi e na përqeshi…

 

Ka ardhur koha,

O botë hipokrite,

Që “ëmbël” na vodhe,

Që “ëmbël” na shove,

Që “ëmbël” na ndave,

Në gjithë botën na shpërndave…

 

Ka ardhur koha dhe koha nuk pret,

Dhe lutjet e Zotit, vranë Zotin vetë,

Tash është e qartë:

Askush s’na do…!

Shqiptar… zgjohu…

Vetveten ndërto!

 

 

 

 

 

Poezi të qëndisura nën dritë Hëne dhe pena i bëhet bajrak

$
0
0

Nga Keze Kozeta Zylo/

Është ngazëllyese të lexosh librat e një poeti, kur më parë ke dëgjuar tingullin e zërit të tij aq melodioz që kanë hovur si dallgë anembanë Atdheut, por veçanërisht në Jug nga dhe e ka origjinën poeti.  Muzikaliteti dhe poezia e tij janë dy sinonime që s’mund të kuptohen pa njera tjetrën kur bëhesh lexuesja e rregullt e tij.  Kam kohë që i kam lexuar dhe dëgjuar zërin e tij, këngëtarit poet dhe kuptoj se ato jane një muzë që kanë folezën në shpirtin e butë të tij.  Është fjala për autorin e disa librave me poezi dhe njëkohësisht këngëtarin që ka krijuar grupin muzikor “Zëri i Trebeshinës” z.Pëllumb Aliaj nga Bubësi i Tepelenës.  Poezitë e tij janë një lirikë e ngrohtë dhe qiellit duket sikur i marrin trillet imagjinare, dhe çmendin Hënën në netët e gjata të verës.  Janë vargje që të japin fllad agimesh me vesë mëngjesi: Po le ta lexojmë më mirë në këto vargje të poezisë titulluar “Erdha prapë” nga dhe ka marrë titullin libri më i ri i poetit.

O miqtë e mi/ unë erdha prapë. E di që “bujrum” do më thoni/ Ç’kam mbledhur udhës do t’i hap/ Si pajë nusesh t’i shikoni/ Kam mbledhur agimeve vesën/ Dhe erën e luleve të prillit/ Me to kam ngjyer penën/ Të shkruaj këngët e bilbilit/…  Me këngët e bilbilit ka një lidhje gati hyjnore midis kryembretit të zogjve Bilbilit dhe poetit që vesh poezinë me pendë mëndafshi për ta mbrojtur nga pluhurat e kohës.  Poeti me një marramendje fluturuese ka takuar dhe Hënën dhe në feta të holla ja ka hapur zemrën, por nga kjo poezi dhe më pastaj miqve do t’ju tregojë sekretet e moshës së artë.  Detajet e holla poetike si filigrane shpirti krijojnë një lidhje midis poezisë dhe lexuesit të vëmendshëm, ngase ai po darovit me petalet e fjalës miqtë e tij.  Në rastin në fjalë ai shkon i përunjur para vendlindjes së tij që s’e harron kurrë dhe njëkohësisht ai ndjehet më i sigurtë se asnjëherë:  Tek ju kam ardhur qullur dhe lodhur/ U kam sjellë herë lule/ herë këngë/ Në vatrën tuaj s’kam ndier të ndrojtur/ Në oda ma keni shtruar vend/  Tek ju fjalën s’ma merr era/ Pena në dorë më bëhet bajrak/ Aty ku këngës i dihet vlera/ Tek ju kam ardhur/ do vij dhe prapë/.

Poeti është njëkohësisht dhe këngëtar që edhe pse udhëton duke kënduar në skenat më të njohura të qyteteve të Jugut, ai përsëri shpirtin e ka lënë në gjinjtë e Hënës së vendlindjes, në agsholet luleverdha të prillit.  Pena i bëhet bajrak pikërisht aty në Buzin e bekuar.

Një gjetje e bukur poetike është dhe poezia: “Dhe në qiell bëhesh zonjë”, ku autori e shenjtëron fjalën nënë dhe thotë se ajo është ndoshta dhe më shumë se bota.  Fantazia e tij krijuese nuk njeh kufi ndaj dhe i thur hymn gruas dhe nënës zonjë dhe ja se si:   Kush është nënë në këtë botë/ Është sa bota dhe më shumë/ Barabar me fjalën Zot/- Bir pa nënë, s’gjen gjëkund/ S’ua them dot ç’ndien shpirti brenda/ Thirrja “”Nënë” bëhet jehonë/ Pa kur “Nënë” flet dhe Hëna/ Lart në qiell bëhesh zonjë/.  Poezia është adhurim për nënën, është mrekullia hyjnore për fëmijët, dashuria e saj bën që dhe burbuqet në pemën e lofatës të ndizen dhe qumështi i gjirit të saj të mëkojë buzën e birit poet dhe këngëtar dhe ta pagëzojë nënën mbretëreshë të rruzullimit.  Autorin Alia natyra magjepsëse e krahinës nga vjen, pemët e ngarkuara me frute të pjekura vjeshte, romantizmi i nxjerrjes së rakisë nëpër kopshte ku dëgjohej zhaurima e bletëve medoemos të lë përshtypjen që kanë ndikuar fuqishëm në muzën e tij poetike.

Ai si një skulptor gdhend me daltë dhe gurin, ate gurë të rëndë shqipërie që s’luajnë kurrë prej vendit.  Ndaj ikjes së shumë njerëzve nga fshatrat, braktisja e tyre si në ikjet biblike e kanë bërë autorin që t’u jap shpirt dhe atyre dhe kërkon që mos t’i zërë mallkimi.  Metaforat e përdorura e bëjnë dhe më të ndjerë poezinë : “Nëma juaj mos na zëntë” Lum si ju, more gurë/ Emrin s’e kini ndërruar/ Dhe nga vendi s’luajtët kurrë/ Në dy faqet gjuhën shkruar/.  Kur ne ikëm pa u thënë/ Ju na e quajtët mëkat/ Ahet tuaja po na zënë/  Ditë për ditë e natë për natë.

Është një dialog i heshtur, është dhimbja e ikjes së poetit, është plaga e hapur nga braktisja.  Ndaj autori i mëshon fuqishëm poetikisht se Guri i rëndë në vend të vet!  Megjithatë largësia është vetëm fizikisht se zemra dhe shpirti i tij janë atje në tokën e ngrohtë me damarë gjaku, janë në bustin e Tafil Buzit qe i mbrojti me gjak vatanet nga osmanët turq.  Është tejet e ndjeshme dashuria e brendshme dhe biseda me gurin sidomos në këto vargje: Ku ju lëmë, ju gjejmë prapë/ Ballin strëng dhe myshk të veshur/ Ikur djalë e kthyer plak/ Si kokrra e fikut rreshkur.   Vargjet jane ballë kënge, janë kurorë peme stolisur me figura të argjendta dhe skulptori poet i vendos emblemë në portën mijëravjecare me gurët që s’lëvizën kurrë.  Duke lexuar këto vargje më kujton Mikelangelo i cili thotë se: “Çdo bllok me gurë ka një statujë brenda, por është detyra e skulptorit ta zbulojë atë”.

Autori digjet nga malli, përulet në gjunjë dhe betohet se atje do të shkojë gjithmonë ndaj lutet për një besim që duhet të kenë gurët e rëndë:  ”Për ju, o gurët e rëndë/ Burri vjen i bërë zhur/ Nëma juaj mos na zëntë/ Se s’u kemi nëmur kurrë.

Poeti Aliaj është lindur dhe rritur brenda kohës së diktaturës, ndjen gjer në pejëza dhimbshëm kohën ku varfëria endej si shtrigë nate dhe ndërkohe bën figurativisht paralelizmin figurativ ndërmjet epokave dhe ja se si: Një diell ishte për të tërë/ Por matej me hije të rënda/ Jetova në epokë varfanjake/ Ku rrënja e shpirtit mori strëng/ E djeshmja gjallë më mbante/ E sotmja më sheh si njerkë/.

Koloriti lokal i fjalëve dhe semantika e tyre të sjellin pranë gjuhën plot art që ka përdorur mjeshtëria popullore, por mjerisht shumë autorë i largohen asaj.  Vetë fjala “strëng” merr një ngyrë tjetër emocionale pranë shpirtit dhe dallimet esenciale që egzitonin pamëshirshëm midis fshatit dhe qytetit me siguri e kanë tronditur skajshmërisht muzën e këngëtarit poet.  Lirikat e dashurisë janë ndër poezitë më të ndjera dhe më të ngrohta për lexuesin.  Ai kujton me nostalgji rininë e tij dhe me epitetet mjaltë ngjyen penën në hojet e saj duke na dhuruar ëmbëlsisht botën e artë në poezinë me titull “Të kthehen vitet”:

Të kthehen vitet që kanë ikur/ Ku u ndamë, të jemi prapë/ Zjarrin tënd të pafikur/ Me këto duar tani ta kap/.

Flakën e pashuar të dashurisë vetëm duartë e një poeti mund ta kapin dhe cuditerisht ai nuk ndjen dhimbjet nga djegjet e saj të shkallës së fundit, por shërohet në hapësirën e magjishme të frymes së saj.  Lirikat për dashurinë më kujtojnë thënien e poetit, novelistit dhe kritikut të famshëm irlandez Oscar Wilde i cili thotë se:  “Mbani dashuri në zemrën tuaj.  Një jetë pa atë është si një diell i vakët në kopesht kur lulet kanëvdekur”.

Një vend të veçantë zënë dhe poezitë patriotike, ku po shkëpus njërën prej tyre kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë.  Në çdo cep të rruzullimit/ Ku ka gjak Shqipërie/ Bëhet shtizë qerpiku i syrit/ Mbi një shekull Pavarësie.  Poeti Alia me sytë e Lirisë prek tokën, puth Flamurin dhe ngjyen qiell e tokë me ngjyrën e saj të ndezur si e kuqja e Flamurit tonë.

Vokacioni poetik është joshës dhe herë herë shpërthyes duke proceduar estetikisht me përthyerje dhe një arsenal të gjerë të mjeteve shprehëse.  Me botën e këngës dhe ndërkalljen poetike poezitë e tij medoemos janë një vlerë dhe një tingjëllimë e bukur që ja vlen t’i dëgjosh me ëndje.  Poeti Alia brenda zërit të Trebeshinës nga ka marrë dhe emrin Ansambli krijuar po nga ai, lidh me fjongo dashurie botën labe me sofrën e bukur të festivaleve dhe aq miqësore gramshjote si në poezinë me titull: ” Gramsh o sofër lezeti” me vargjet si më poshtë:  Dallandyshja shtron folenë/ se vijnë bilbilat për këngë/ edhe isua labe vjen/ stolisur si zonjë e rendë.  Me zemrën plot dhe këngën në buzë i këndon Devollit, kesaj treve të pasur në kulturë, folklor dhe natyrë të bukur si në këto rreshta:  Devolli ka shtruar qilim/ fustanellë kanë veshur malet/ miqtë vargje vargje vijnë/ ku kanë vendin festivalet.  Interesante jane poezitë me toponimet e ndryshme që flasin qartë për autoktoninë e lashtë të vendit tonë si psh poezia “Ne Qafën e Murrizit”.  Natyra e bukur dhe e virgjër e frymëzon në çdo moment poetin, sa pa të duket sikur nuk merr frymë lirisht.  Me penelata piktori, poeti i jep jetë dhe dritë verbuese vargut nën simfoninë e zogjve që shpesh poetin e lenë të mbaj frymën për t’i dëgjuar dhe të hedh çapat nën ritmin e tyre.  Kjo është një copë nga vendi im, Këtu ku u ndodha unë sot, Edhe në stinën pa gjelbërim, Është më i bukuri vend në botë.  Vendi i tij është bukuria dhe dhimbja, dhe herë herë dhe si nje pikë e ngrirë loti në një gravurë kishe.  Këngëzimi i vargjeve medoemos shfaqet dukshëm si një ujëvarë Tepelene dhe sjellë  folklorin e pasur të trevës së Buzit dhe shpirtin artistik të familjes ku është rritur.  Çdo stinë për poetin ka bukurinë e saj, pemët e ndryshme që rriten atje, deri dhe dëllënjën e cila dallohet për frutin e saj si bimë medicinale dhe qëndron përgjithmonë si pishat e gjelbër.  Natyra në çdo stinë të saj e përshkruar aq hollë i jep mrekullisht frymëzimin duke kujtuar Albert Kamus i cili thotë se: “Vjeshta është një pranverë e dytë ku çdo gjethe duket si lule”.  Poezitë e tij janë të shkruara nën dritë Hëne, dhe yjet e qiellit i ka bërë metafora rreth trupit të saj me aq elegancë sa të duken si një vashë e bukur, belkëputur veshur me mëndafsh të artë dielli, ndërkohë pena i bëhet bajrak.

Ps: Të interesuarit mund ta dëgjojnë zërin e magjishëm të poetit në këtë lidhje:http://www.youtube.com/watch?v=PFprtj9UCdg

 

Ambasadorja e Kultures Shqiptare, Amerikania Carrie Hooper, ne Sofren e DIELLIT

$
0
0

Ambasadorja e Kultures Shqiptare, Amerikania Carrie Hooper, ne Sofren e DIELLIT/

Bukuria e vërtetë e njeriut/

Bukuria e vërtetë e njeriut /

Me sytë nuk vërehet/

Ngaqë sytë vetëm sipërfaqjen kapin./

 

Vetëm duke shikuar/

Njeriun me zemrën,/

Dhe duke u njohur/

Me tërë thelbin e tij,/

Bukuria e vërtetë shfaqet./

 

Mund të zhubroset dhe moliset

Trupi njerëzor

Por bukuria e vërtetë e njeriut

As nuk plaket,

As nuk fashitet.

Edhe pas vdekjes së trupit

Mbetet gjallë

Bukuria e vërtetë e njeriut.

 

Jeta është një mrekulli/

 

Jeta është një mrekulli,

Një mosaik ngjarjesh

Me ngjyra të papritura,

Një pjesë teatrale,

Skenarin e së cilës

Shkruajmë ditë për ditë.

 

Na dhurohet jeta

Që me veprat dhe takimet tona

Të gatuajmë

Paqe dhe mirësi.

 

Këngë e shpresës

 

Kur të ka pushtuar zhgënjimi,

Kur dhe shpresa të mungon,

Kur të ka mbuluar trishtimi,

Mbaj mend që Zoti të do.

 

Vetëm në rrugë ai s’të ka lënë.

Edhe pse nuk e kupton tani,

Një derë tjetër do të hapet.

Ka për ty një plan të ri.

 

Si pas stuhisë pëson qetësia

Dhe pas natës dita agon,

Kështu pas dëshpërimit gufon gëzimi’

Lart ngre kokën dhe jeta vazhdon!

 

Pa gëzim

 

Pa gëzim

Ngrysen ditët.

Thahen miqësitë.

Të mundon pa mëshirë

Kanceri i vetmisë

Derisa

Në shtratin e vdekjes

Shpirti yt thërmohet.

Jeta pa gëzim

s’ka Asnjë kuptim.

 

Ëndrrat

 

Ëndrrat janë shokët tanë.

Duhet t’u qëndrojmë besnikë.

Na shtynë të mendojmë si fëmijë,

Të besojmë në të pamunduren,

Të kuptojmë që kufizime

Dhe pengesa nuk ekzistojnë

Nëse hapemi Për aventurën e panjohur.

 

Ndoshta të ka thënë dikush:

A je i çmendur?

Kurrë nuk do të realizohet ëndrra jote.

Nga ajo S’mund të jetosh,

Të fitosh para.

 

Mendon se Dëshirën,

Pasionin, mundësinë,

Për gjithëmonë ka vrarë,

 

Por kurrë nuk shuhen

Dëshirat e zemrës.

Një copë herë varrosen

Nën detyrat e jetës:

Rritjen e fëmijëve, punën, etj.

 

Megjithatë rrinë brenda nesh

Ëndrrat tona.

Vazhdimisht na thërrasin

me atë mall të papërshkrueshëm

Që na shtrëngon gjoksin.

 

Prandaj, o njeri,

Duke qenë i gjallë

Vetëm një çast i shkurtër,

zgjati fletët, fluturo!

Këndo me zë të lartë,

O botë, ‘Ja ku jam!

As ti, as pushtete njerëzore

S’më frikësojnë

Se E di nga vjen pushteti im!

Nuk mund të më pengoni më!

Çliruar jam!

Të gjitha ëndrrat e mia

Tejet të çmendura

Do t’i ndjek!

Jo si të doni ju

Por si të dua unë,

Kështu Do të jetoj!’

 

Të gjitha ditët e jetës,

Lër që kjo këngë

Të të shoqërojë!

Besimin Që e pamundshmja

Mund të ndodh,

Mos e humb!

 

Mos mendo,

Tepër vonë është,

Ka kaluar vera.

Ka perënduar dielli im.

 

Nuk është e vërtetë fare!

Edhe më fort

Shkëlqen dielli yt!

 

ëndrrat, mos i harro!

Janë fëmijët e zemrës sate

Që deri në fund

Të rrinë besnikë

Kudo që të të çojë jeta!

ëndrrat, mos i humb!

Mos!

 

Lule e vogël

 

Lule e vogël,

Pas gjumit dimror

Kokën tënde

po ngre.

 

Rrezet e mëngjesit

Të ledhatojnë dhe puthin,

Dhe në çeljen tënde

Buzëqesh pranvera.

 

Lule e vogël,

Mezi të vëren

Turma që nxiton

Dhe të anashkalon,

Ah, po të dinte

Se gjërat më të vogla

Shfaqin bukurinë

Më madhështore!

 

Për një përrua

 

Përrua, mor përrua,

Ku po shkon?

Udhëtimin tënd vazhdon

Pa ditur

Fundin e tij.

 

Përrua, mor përrua,

Kur rruga e jetës

Na çon

Në drejtime të papritura,

Na mëso

Të mos druhemi.

Na gurgullo besimin fëmijëror

Se rrjedhjen tonë,

Ashtu si rrjedhjen tënde,

Zoti vetë drejton.

 

Nderimi i nënës

(E shkruar me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas)

 

Duart e nënës,

Të buta si mëndafshi,

Me përkdhelje dhe ledhatime

Fjalët “të dua” vizatojnë.

 

Krahët e nënës

Të sigurta, qetësuese,

thesarin më të vyer mbajnë,

Por nëna e urtë kupton

Se një ditë

Nga foleja

Duhet ikur fëmija

Për të gjetur vetveten.

 

Gjiri i nënës,

Jastek ku fëmija

Edhe pse i rritur

Kokën e lodhur

Mund ta mbështesë

Duke dëgjuar zemrën

Që plot dashuri rreh.

 

Zëri i nënës,

I ëmbël duke kënduar foshnjës,

I mençur duke transmetuar

Mësimet thelbësore të jetës.

 

Dashuria e nënës

Kurrë nuk shuhet.

Për nënën

Fëmijët e saj

Të dashur dhe të vegjël jemi.

 

Malli për nënën

Na pushton

Në veçanti

Kur në vende të largëta jetojmë.

Mallohemi

Në prehër t’i ulemi,

Zërin e saj ta dëgjojmë,

Sytë e saj ëmërore t’i shikojmë.

 

Mirënjohjen tonë shprehim

Për Mësuesen tonë të parë,

Për Gruan më punëtore,

Që gjithëçka për ne flijon,

Dhe Me forcë mbinjerëzore

Të gjitha detyrimet kryen!

Nderojmë Të dashuren nënën tonë!

 

Për njeri-tjetrin kemi nevojë

Për njeri-tjetrin kemi nevojë

Porsi dita diellin,

Si nata terrin,

Si dejet gjak,

Si jeta frymë.

 

Në një bukë të përbashkët

Na brumos Zoti.

Në vegjën e bashkëjetesës,

Prej fijeve

Të shumëllojshmërisë sonë

Thuret stofi

I njerëzimit hyjnor.

 

Të papriturat

 

Të papriturat

Janë çaste të shenjta.

Nga e zakonshmja

Na zgjojnë.

 

Një tërmet në shpirt shkaktojnë

Që të rregulltën tund

Dhe na forcon.

 

Ndodhitë

E paparashikuara,

Përqafoji!

Si margaritarë

Të përditshmen tonë stolisin.

 

Vallja e paqes

 

Ejani te vallja e paqes!

Në të kanë të drejtën

Të gjithë të marrin pjesë.

S’kanë rëndësi

Feja dhe kombësia

Sepse vëllezër dhe motra jemi,

Nga i njëjti Zot krijuar,

Me të njëjtin dinjitet.

 

Na bashkon Muzika e valles:

dashuria ndaj njeri-tjetrit

Dhe dëshira jonë për paqen.

Mësohen lehtë hapat e valles:

durimi, Fjalë të buta,

Një përqafim,

Beseda miqësore,

Mikpritje ndaj këtyre në nevojë.

 

Mos presim!

Marrim njeri-tjetrin në dorë!

Hedhim vallen e paqes!

Kur e fillojmë ti dhe unë,

në gjithë botën do të përhapet,

Dhe me shpirtin e paqes

Do të mbushet toka.

DHIMBJA VRAPON PERTEJ KUFIJVE

$
0
0

Nga Jukia GJIKA/

Eshtë vjeshtë./

Gjethet e pemëve  bien papushim./

Dyert e portit,/

diku ne ishullin e Lampaduzes janë hapur/

Kujt i urojne mirëseardhjen, kufomave?/

Trupa kallkan  nxorren ujrat

Reshtuar sup me sup në brigjet e Italisë.

Sa ankth ish ngarkuar mbi botin,

që dogji ëndrrën e shpresës

Të gjallët  reshtuan kufomat.

Të mundur krahët e  burrave.

sytë u kanë mbetur hapur.

i ngriu agonia kapakët.

Midis kufomave ka gra shtatëzana,

ka shumë fëmijë.

Fëmijë me sy nga qielli.

Mbështjellë me aromë deti.

Ende lundrojnë në krahë  ëndrrash

U përleshën me dallgët pa u rritur mirë

Disa pa dalë nga veza.

Në këtë vjeshtë perfekte, dita u mbyt.

U mbyt në ujra që vezullonin.

Për të  parë Botën me ngjyra ylberi,

ishin bërë kureshtarë,

kureshtja i dënoi.

Orët lotojnë,

Dhimbja vrapon përtej kufijve

të gjejë udhën,

për t’ju bashkuar Britmës së madhe.

 

 

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, PELLUMB LAMAJ

$
0
0

STATUJЁS SЁ LIRISЁ/

Pёllumb Lamaj /Ish i Dёnuar Politik nё Burgun e Spaҫit/
Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
Sa ёndrra rinie u fishkёn mbi ballё,/
Jehona dashurie qё kurrё nuk u dhuruan,/
Sa kafka martirёsh mbetur pa varr!/

Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja dritё, i vetmi zjarr,/
E vetmja ёndёrr ku shpresat udhёtojnё,/
Pёrzier me klithma, kulluar nё gjak!/

Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja shpresё qё na mban gjallё,/
Por edhe po ikёm pa u takuar,/
Besomё, do vijnё tё tё puthin vrasёsit tanё…/

Spaҫ, 1979

GJITHЁ JETЁN MBETA REBEL

 

Gjithё jetёn time mbeta rebel
Nganjёherё as vetё nuk e di pse
Di vetёm qё paqe bёra me veten
Dhe kurrё nuk e ndёrroj kёtё fole`

Kurrё nuk u bёra pjesё e politikёs
Dhe pse Rininё ma kalbёn nё burg
Ёshtё strofka e horrave dhe intrigёs
Konspiracioni me emrin KURVE…..

C’janё vallё lolot e oborrit,c’janё
Poetё,deputetё qё kocka lёpijnё
Gjithё jetёn mbesin vec uturakё
Mjeranё qё s’e prekin dot Lirinё…..

 

BRENDA KATЁR MURESH

 

Brenda katёr muresh
Rrethuar nga terri,
Zvarritem pa rreshtur
S’po di nga lind dielli.

Brenda katёr muresh
Shtangur nga vetmia,
Hijet mё rrethojnё
Nxin e tёrё qelia.

Brenda katёr muresh
Kruspull nga tё ftohtit,
Pres tё vijё mesnata
T’i drejtohem Zotit.

Brenda katёr muresh
Dhe pse natё e thellё,
Mё kot pres unё Zotin
Ai ёshtё nё qiell.

Pёllumb Lamaj
Spaҫ 1979

 

MIRESEARDHJA E DËSHIRA HAXHIT NE TRYEZEN E LEXUESVE

$
0
0

DËSHIRA HAXHI vjen në tryezën e lexuesve me librin e saj poetik me titull “Në fund të fundit”. Redaktor, korrektor  dhe faqosjen elektronike i ka bërë  poeti dhe publicisti Pilo Zyba. Parathënia e librit nën një këndvështrim orgjinal është bërë nga z.Alexandër Liti. Kopertina është përgatitur nga z.Ismail Rexhepi. Libri përgatitet të dalë nga botimi në përkujdesjen e Drejtorit të shtëpisë botuese “ADA” z.Roland Lushi…/

PUTHJA/

Putha dje,akoma edhe sot,

Dhe përsëri të puth, nuk di .

Jam si erërat e vjetra,

enigme, që puth kaltërsi…

 

Ne strehezën time, në qiellin tim,

rrezohem përpara asgjë-së.

o Zot …

kam frikë të kalëroj mbi vetëtimë !

 

Ngelem me vetmine time!

Ku puthjen e lëshoj, në krismë shkrepëtime..

Harrohem,kam ftohtë.

Një ditë do ta nis puthjen në buzët e epshit,

Strehuar në lot !

Jam bija e rrebeshit…!

 

FRIKE E LAGESHT!

 

E tërhoqa

vizën me forcë

dhe  grisa hartën.

Plagë mbi leter.

Lot e dhimbje mbi det .

Me një levizje

mendimet e palosura

humbën pernjeherësh.

Ndjenja të përmbytura.

Dallgë të shkumëzuara.

Këmbet e zhytura

në thellesinë e akullt.

Dritë e errësuar,

përreth…

Sa frikë e lagësht !

I trëmbesh ngrirjes,

humbur asaj thellesie.

o Zot ,

sa frikë kam të thahem

më mire le të digjem …!

E lyer

me ngjyrën e zjarrit

ja nis numërimit…

Ujrash të panjohura

përmbytem…!

E di me pret ti ne breg !

 

THIRRJE E PAFAJESISE SHPIRTERORE!

 

U mbyllën dyqanet e mëdha

dhe për çdo ditë,

pazaresh të lejuara,shiten dashuritë.

Premtimet e stolisura

shkëlqejnë mbi stola

e turullosin zëmrat e të uriturve .

Endrra të varura

në kordelet shumëngjyrshe

tirren kalimtarësh,pafajesisë rraskapitëse.

Të dashura zonja, zoterinj,

në dy cope,e treta, dhurate për ty…

….

Fjalë të ngarkuara me gjysmë çmimesh !

Kështu papritmas

mengjeset pikojnë mbremjesh

e gjendesh shtrirë parqeve të lumturisë.

Jetë e dallgezuar,

lidhur varkash,nyjeve të hidhura te fatit,

brenda saj belbëzohet lutja e vetme e pafajshmërisë.

Bujë që zhurmon pasqyrash rreshqitëse !

Kjo Jetë

një pazar ëndrrash që blihen e shiten me lek,

s’mund të ndryshoje,por mund të jetë disi ndryshe…

..dhe kjo

nëse ajo ditë, akoma s’ka ardhë,

ku me kilogram të shiten shpirtrat e gjallë .

 

PERMES DHIMBJES EGZISTOJME

 

U thava i dashuri im

dhe s’ka më gjurmë lagështie mbi mua.

Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .

E di i dashuri im ?!

Fustani i bardhë që të pëlqente aq shumë

nuk e di pse,kam vënë re, më është ngushtuar .

Ajo koha që i përket çdokujt

Dhe, që rezistent vazhdon të qëndroje,

është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .

Shikon ato ëastet e paduruara

që presim të jemi afer njeri-tjetrit,

nuk i ngjajnë në të vertetë natës së pafund ?

Gjithsesi egzistojnë !

…dhe askush nuk plotëson

tragjedine “me dhëmb mungesa jote “.

Humbasim te zhytur shperthimeve te heshtjes .

________________se permes dhimbjes egzistojmë !

 

RRI ME MUA

 

Kur je me mua

bëhem melodia jote

që e pëshperitim puthjesh,

e me merr, e humbas ofshamave tua.

 

Kur nuk je askund,

me gjen akoma zgjuar

dhe bredh e endem orësh

simfonive magjepse te Moxartit.

 

Netëve të vona

në bishtin e kometës ulur,

përhumbur melodive të huaja,

rri e të pres, se marrezisht të dua.

 

Jam e dashuruar

dhe të të jap me shumë nga ç’kam, dua.

Ndaj me, mos më mungo!

Vetë erdhe të lulezosh petaleve të mia…

Rri me mua!

 

TE KAM PARE

 

Të kam parë që femijë

në përrallat që lexoja,

spirancash të anijeve ku rrugëtoja…

 

Të kam parë brënda vetes,

pikave çuditëse të fshehtësisë sime,

flladeve të ngrohta të energjisë shtytese.

 

Të kam parë,jam e sigurtë,

në pazhurmësinë tënde krijuese,

notave muzikore ku rri e fshihesh…

 

Të kam parë edhe errësirës,

atyre vështrimeve të çuditsheme,

kur frika ulej qepallave të pasigurisë.

 

Të kam parë më pare se ti,

kam lexuar murmuritjet e buzëve të tua,

fjalëve të pathena,këngëve të pakënduara.

 

Akoma edhe këtë çast i shoh

hijet e hapave të tua të lehta,

levizjet e matura të veshura me heshtje..

Të shikoj si me afrohesh,

…………dhe vazhdoj të hesht !!

 

EDHE TI  JE POET(E)

 

Flitet për psherëtima shpirtrash,

Tinguj dënesash mes gjelberimit,

akoma,zëra të mekura misteresh,

lotë dhimbjesh, që njomin agimet.

 

Dielli,Era dhe Qielli…

si poetët ëe të mëdhnj të botës,

nga fshehtësia e thellë e detit

godasin shkëmbinjsh melodinë e fundit.

 

Dhe këtë,Jo,jo…nuk e di kaq mirë,

fshehur aty sipërfaqes së lëngshme

të jetë këngë nga valët e dashurisë,

apo ankeset e një të gjalli të humbur?!

 

Por ti, o Njeri, që ke ëndrra të bukura,

përfito nga dobësia e vrarë e poetve,

që shohin zhgënjimet si ndjenja fisnike,

dhe mos rreshqit mjerueshëm parodive.

 

Nëse toka është e mbuluar me errësirë,

është mjegull për ëe trembur shikimin,

pak më tej luginave të përjetësisë

me peplo të trendafiltë mbulohen Agimet.

…se edhe Ti vetë je një i heshtur Poet,

ku dejesh rrjedh gjak i nxehtë fëmijesh !

 

E Ç’FARE TE TE THEM ME

 

Sa herë jam përpjekur

me gishtrinjtë e pergjakur

të gervishja fletëve të bardha

vërshimet e fjalëve të pathena?

 

Sa herë mendimet gerryese,

të etura qelive të çmendura

gërmadhash të lëna përgjysem,

pa kthim humbasin siluetave ..?

 

Sa herë pasqyrave të padukshme

kur heshtja me gëlltit fjalët

rri e fshehur hijesh

me çmendurinë time të pafajshme…?

 

E ç’far të të them më ?!

Mengjeseve të hirta

kur dielli ngroh shpirtrat

e zgjuara rrenjeve te mekatit,

fshij zëmërimin me penën e pafajësisë…

______________…ndaj mos më ki frikë !

 


Poezi nga Perparim Hysi

$
0
0

Hyre vonë në rrugën time/

Nga  Përparim  Hysi/

Ti hyre vonë në rrugën time/

Dhe kjo ndodhi fare rastësisht/
E kujtoj çastin, o mikja ime!/

Dhe, vërtet, që ndjehem liksht./

Tek meditoj, më del përpara

Si një film që më mbetë në kujtesë
Një “film” me  aq çaste të bardha

Shyqyr, që  ka “harresë?!!!”

Harresë e çastit,se, domosdo,

Ka çaste që zë e psherëtij
Psherëtij me zëmër,sa bëj “oh!”

Si “ftohur” të jem në ijë.

Se ndjej peshë fizike në zëmër

Se ndjej dhe mbytem mall
Gjithçka ndodhi nuk qe ëndërr
E përjetoj krejt si gjallë.

Më duket se diçka mbaj fshehur
E ruaj atë si, “tinëzisht”
Sa herë andej nga ju jam derdhur

Dhe, sërish, ndjehem liksht…

 

12 janar 2014

 

KOSOVA MARTIRE

$
0
0

Poezi nga Pellumb Lamaj/

Klikoni mbi titull qe ta lexoni!

NANA ZADRIMORE

$
0
0

Ahmet Kolgjini (1939-1999)/
I/
Plot dy javë te porta e hekurt priti/
Nana-zeza, e kërrusun, e bame lak/
Shkallët, me mbesë perdorë, ngjiti/
Shoqnue prej nji zullapi torollak/

Sheh kanibalin me fytyrë Jeziti/
Që i vrau të shoqin më dyzet e pesë/
Ndejti me nji djalë, mezi e rriti/
Tek ai u mbështet, e kish të vetmën shpresë./

“-Djalin ta denoi ligji. Ka bërë faj /
Po Partia tonë është zëmër-madhe/
Djali t’i heqë Iakrat, trutë t’i shpëlaj/

Ashtu si te tjerët të futet në aradhë
Me mësimet e Partisë të eci paskëtaj!
Do ta studjojë Partia… Mirë bëre që ardhe…

II
Bir i nanës! Takova shokun Enver
Më tha të bash nji lutje. Una jam nanë…
-Atë që kam timën, s’Iutëm me ma dhanë
Zoti ma dha jetën dhe Zoti ma merr,

“Andërronte tepër, u dënue me ligj.
“Me siguri kështu të kanë thanë
Ti a s’e kupton se lutja e përligj
Dhunën që ushtrojne këta mjeranë?

Enveri me shokë janë nji skotë
Nji lukuni e pangishme kriminelash
Nji shuplakë e Zotit në këte botë.

Ma mirë pushkatue se rrethue telash
Prej këtyne mos prit farë uzdaje
Zoti të shpëtoftë prej kësaj murtaje!

III
Kalon nji muej. E kerkojnë në zyrë.
Nji strupull teshash merr për me i hapë
I qetë, ai qe djalin ia ka kapë…
Ajo bahet dhe, limon bahet n’fytyrë

I dridhën buzët nanës zadrimore
Kur sheh bluzë e krahën, laps e bllok
Të mbështjella lesh e Ii me nji spathok
Nji kuti cigaresh e nji orë dorë…

I merr e del, po s’di ku me u mbytë
Këqyr përqark, kurrkund nuk sheh njeri
Ecen kuturu, nuk sheh ma nga sytë

Kryq ban tri herë, me teshat mblidhet shuk
Prej ure me vertik hidhet në Dri!
Në shkulmat zhduket … duket… deri sa u zhduk!…
Gusht 1984
Nxjerre nga Kolgjini, Ahmet (1999). Poezi. Tirane: Shtepia Botuese “Koha”, faqe 60-63.

Ne rubriken shënime, në faqen 67, autori shkruen: “Cikli i fundit ‘Prapë dhimbje’ përbahet nga tri njësi: Marku, Nana Zadrimore, dhe Lili. Asgja në këtë cikël nuk asht e trillueme. Asgja nuk asht sendërgjim I fantazisë për të krijue efekte pikante dhe fictive me tërheqe lexuesin. Të gjitha janë realitete. Të gjitha janë përjetime.
‘I vdekuni nuk ka miq,” thotë nji fjalë e urtë. E vëerteta ka. Ka pasë dhe ka me pasë gjithmonë. Nuk duhet të shtiremi sikur nuk I njohim dhe nuk I dimë të vërtetat, sepse kjo do të ishte nji vetvrasje në llojin e vet. Tue I njoftë e tue I pranue të vërtetat, mund të ekzorcizojmë të keqen, mund të korrigjojmë gabimet dhe mund të shmangim pasojat. Heshtja përban nji pranim të të keqes dhe, gjitashtu, nji pajtim me të keqen. Pajtimi me të keqen asht ligësi, bashkëjetesa me krimin asht krim.
Ne faqen 68, po nen rubriken shenime, autori shkruen:
Nana Zadrimore e veja e nji oficeri të Ushtrisë Kombëtare, mbasi I vritet I shoqi prej komunistëve ne vitin 1945, lidh shaminë a zezë dhe vendos me rritë të birin 7 vjecar. I biri meqenëse iu ba e padurueshme lufta e klasave, lidhet me dy moshatrë të vet dhe vendosin me u arratisë, por kapen dhe ai si kryetar I grupit dënohet per tradhëti të lartë ndaj atdheut me vdekje Nanë shkreta ban cmos për të shpëtue të birin. Nji ditë e thërrasin në zyrë për t’I dorëzue sendet personale të të birit. I biri ishte pushkatue. Nana s’e kontrollon ma veten dhe mbytet ne Dri. Kështu u shue e u fik edhe nji familje.
Shënim: Ahmet Kolgjini bani 20 vjet burg në disa burgje të Shqipnisë komuniste dhe për shum vjet ishte i internuem në Kampet e internimit të Lushnjes.

SUKAVE TË SHKRELIT

$
0
0

Nga Neki Lulaj/Gjermani/
(Kushtuar poetit Azem Shkrelit me rastin e shtatëmbdhjetë vjetorit të vdekjës)/

Dikush hodhi prapa farën e njomë në ugar/
Mbi brazdën e jetës bëhet për ditë bahçevan/
E urat e ndezura i bëjnë tym, hi dhe flakë/
Në oxhakun e gjyshit ku është gdhendur flamuri- gjak/

Kaçaku i Lugjeve të Verdha e paska si shkëmb atë gjoks/
Hej si qënka ai Dyl Mehmeti i Sukës së Bardhë/
Bash si bjeshka u rezistoi acarëve me palcë të fortë/
E moteve të liga ua vuri gjoksin si të ishte stërrall/

E bora rëndonte ahishteve që ushtonin me jehonë lugine
E shpresat e pafjetura trokitnin si udhëtarë të paftuar
E ditëve të bardha të pranverave me kurorë blerimesh
Vinin e shkonën ëndrrat që edhe mes dimrave patën gjethuar

Mbi kalldremet ranore të përrenjve mbetën gjurmët e opingave
E tirqit e bardhë atje u vunë krenarë mbi kullat e thinjat e bacës
Gurrat akull kurrë s’e shtjerën ujin në ullukët e shkëmbinjve
Rugovasit përcillnin trimërinë e qelibartë në Sofrën e Fjalës

Gjatë u pehatën gjethet nga erërat që luanin si vogëlushë
E dallgët e parreshtura qyqare viheshin në radhë si ushtarë
E shalli rreth kokës mbeti gjithmonë i bardhë, si bora në fushë
E në mur si të ish pjesëtar shtëpie ish lahuta e lashtë

I shtriva duart drejt teje e qiellit si kaltër në tre breza
Për t’i zënë fluskat e poezive të tua me aromë të shenjtëruar
Lëshojnë tinguj këmbanat nga qafa e yjeve shpateve tek bjeshka
Pellgjeve mjegullave të Shkrelit me plot dashuri,e mall të patreguar

SOFRA E DIELLIT- POEZI ITALIANE DHE SHQIPTARE SI MIRESEARDHJE PER PAPEN

$
0
0

POEZI ME RASTIN E VIZITËS SE PAPES NE TIRANË/
ANNA MANNA/
Në vitin 1996 themelon Shoqatën kulturore Manna dhe ishte presidente e saj deri në vitin 2007. Çmimi Lulja e shkëmbit që e futi në listën e çmimeve letrare, është një ballafaqim i guximshëm mes disiplinave të ndryshme. Organizon shumë evente që meritojnë mirënjohje: Medalja e artë e Komisionit të Shanseve të Barabarta, Çmimin Zire’ e artë pranë Universitetit të Akuilës për Vullnetarizmin kulturor, Çmimin Simpatia e Presidentit, Çmimin e kulturës të Kryeministrit. Ka botuar shumë libra me poezi dhe prozë dhe libri Larg pluhurit është prezantuar si libri i parë i një gruaje në Parlamentin Europian në Romë/

MËNGJES PASHKE/

Në dritën
e marsit
dhimbja
shfaqet
në ngjyrat e gjalla
të ankthit pa cipë
apo mashtrime.
Ajo zbehtësi
e tërbuar
brenda
trungjeve të thatë
Reklamon
dëshirën tonë
në ndonjë qelizë
ende rreh një hipotezë lulëzimi.
Këtë mëngjes
mezi dallova
një fole
mbi degët e njomura
me mahnitje të re bleruar.

PËRKËDHELJE PAKUFI

Mëmbetinëfaqe
Përkëdhelja e atittim,
Përkëdhelja e Papëssëmirë

Prejvelittëbesimitcikur
Nënjënatë me zjarrendezur
nëRomë

Nështëpifamilja
Përrethtryezësprejditëve
Tekvështronshpresën
E drojturpërtëardhmen

Mëmbetinëmendje
Zëri i tij
Prejtelevizoritkurdilte
Dhepërhapejnëbotë

U bëfasovatekmendoja
Se mëshpejt se njëavion
Ai fluturonte

I kapërcentetëgjithëkufijtë
Nëshpirtin e çdoshtëpie
Ai zbriste

Gjithënatënmbetanëballkon
Me sytëmbërthyer
Tekzëri i tij
Qëmesyjeve
Ta zbulojaatë mister

ORNELLA CAPPUCCINI
Lindur dhe banuese në Romë. Është Kavaliere nderi e Republikës italiane, poete, tregimtare dhe eseiste e njohur edhe për praninë e saj të madhe në panoramën letrare italiane. Ka botuar volume lirike si përtej horizontit, Trigonometria e luleve, Elegji të Jubileut. Ka marrë edhe Çmimin e nderit për poezi fetare.

TË KËRKOJ
Në jehonën e erës të kërkoj,
Në iluzionin e kohës,
Në fluturimet arabe me pendë,
Në pëshpërimën e luleve,
Në harmoninë e netëve të buta,
Në dritën e agmit të parë,
Në shkëlqimin e agimeve perlë,
Në rrëpirën e burimeve të argjendta,
Në degët me flokënajë të bollshme,
Në magjinë e një cicërime,
Në skutat e mbledhura të Unit.

Dhe…kur në errësirën e natës
Nga thellësia, i lehtë ngrihet
Mendimi para Pafundësisë,
Nga përshpejtimi i rrahjeve
Të zemrës e zbuloj se je përgjithmonë
Tek mua,
Mes bukurisë së KRIJESËS.

NË KËMBË TË KRYQIT
( Të Birit ia ndërron ngjyrën e fytyrës )

Më mbështjell,
I errët dhe i zi, Misteri,
Shpata më e pabesë
Zemrën time ma shpon,
Ndërsa në këmbë të kryqit
Fytyra jote, O Zot,
Botën ma ndriçon.
Shpirti dorëzohet, o Krishti im,
S’e kap dot kujtimin Tënd
Herën e parë
Në piqi mbi gjunjtë e mi!

Giovanni Campisi
Poet, poliglot, tregimtar, eseist, botues dhe themelues i Edizioni Universum prej 20 vjetësh. Është edhe studiues i problemeve të natyrës njerëzore. Jeton në Capri Leone në provimcën e Mesinës. Është e njohur kudo veprimtaria e tij letrare mbi 30 vjeçare.

Çdo ditë me Zotin
Faleminderit, O Zot,
për këtë ditë të re
që më dhuron,
për gjërat e bukura apo të këqia
qofshin që mund t’i shoh,
për njerëzit apo qëniet e tjera
që mund t’i takoj,
për këtë ditë tjetër jete
që brenda meje mund të çelë,
për gëzimet dhe dhimbjet
që sot mund të ndjej,
për dëshirën që ta këndoj
Himnin tënd të jetës
Q ti ë ma dhurove.
O Zot, të falenderoj !

Në emër të Zotit

Në emër të Zotit
para ujërave të pakufi të detit
për orë pafund u ula
pa nxjerrë asnjë fjalë.

Në emër të Zotit
me mijëra njerëz punova
pa vënëkurrë kushte,
që të përgatit të ardhmen
e brezave të rinj.

Në emër të Zotit
qava para një morie njerëzish
për jetët që më s’jetojnë.

ARJAN KALLÇO
Lindi në vitin 1967 në qytetin e Korçës ku edhe aktualisht jeton. Është poet, përkthyes, tregimtar, studiues, kritik, gazetar. Autor i disa vëllimeve me poezi, tregime, përkthime, i artikujve të shumtë në gazeta.

TASH QË TI NUK JE MË
(Papa Gjon Palit II)

Tash që fizikisht nuk jeton më
Mes shqetësimeve të botës,
Ajo s’rresht së kërkuari.
Ndihet jetime pa fjalën tënde
Që të dielave e trondiste
Përgjumjen përbuzëse
Përballë varfërisë.
Ndihet jetime pa dhelitë e tua
Që të dielave i përkdheklte
Ëndrrat e njerëzve që ëndrra
Mbetën.
Tash që fizikisht nuk je më
Po të shpallin shenjt, ligësi e maskave,
Sepse kur ishe gjallë, s’deshin
T’u besonin mrekullive që përsëriteshin
Prej dashurisë tënde.
Këmbëngulin të dergjen mes mëkateve
Të parasë dhe pangopësisë
Se gjithçka mund të blihet, bile edhe
Vetë nderi.
Tash që fizikisht nuk je më
U shfaqet guximi yt i drejtë, prandaj
Vazhdojnë të mos besojnë
Tek engjëlli apo i përzgjedhuri.
Tash që fizikisht nuk je më
E ndiej mungesën tënde, sepse kur udhëtoje
Me ty udhëtoja dhe unë, me bindjen
Se bota që ende flinte gjumë
Do të zgjohej një ditë.

29 Aprile 2011

MARY, MARY
Eh, sa Poetë shkruan
Këngë për emrin Mary,
Sa vargje janë derdhur
Lumë :
Mary e Qiellit
Mary e Hënes
Mary e Tokës
Mary e Diellit.
Por askush s’u kujtua
Për ty,
Asnjë varg s’ke dëgjuar.
Në jetë s’ka kuptim fjala Kurrë
Ngjan me fundin pa fillim.
Diç ke lënë pa ke shpresë,
Ja ku je në vargun tim.

Angelo Sagnelli
Poet italian lindur në vitin 1945 në lendinara, Romë. Ka botime të shumta qysh nga viti 2000. Nga tetori 2011 tek Kafja e vjetër greke në Romë promovon kulturën italiane.
KURORA
Kurorat e shumta ndër duar
Janë shikime drejt qiellit,
Janë drithëra që i djegin duart,
Janë çelësa që çelin mistere.

Në to fshihen stinët
Koha e pritjeve dhe e heshtjes
Dëshira që të flasim me Zotin
Historia e tokës dhe e njerëzve.

Besimi që na bashkon është dashuri
Ta jep shpresë dhe e mund frikën;
Është qëllimi që jetën e justifikon,
Burimi që çdo shkretëtirë e njom.

Angelo Mundula
Lindi në vitin 1934, me profesion avokat dhe poet metafizik italian. Është autor i shumë volumeve me poezi dhe pjesë në antologji të ndryshme.
Kujtim për Zotin

Muzikë hyjnore. Mos e kërko gjetkë Jezusin,
Në telat e shpirtit gjendet gjithmonë.
Nëse e dëgjon në heshtje
Buron muzika e thellë e Mikut të pastrehë
Dhe përditë në zemrën e njeriut e kërkon
Shtëpinë e tij të lindjes.
Çdo portë hapet e mbyllet,
Çdo barkë e nxjerr në det Mendimtarin
E përjetshëm, që të jetë
Gjithmonë i bollshëm mishi dhe
Në tryezën e të ftuarve
Buka kurrë të mos mungojë.

Përgatiti për botim
Arjan Kallço

Viewing all 31 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>